Kryeministri Rama: Synojmë që në 2030-n Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së
2024-05-18 16:41:23

Kryeministri Rama ne Malin e Zi (Foto Atsh)

Kryeministri Rama ne Malin e Zi (Foto Atsh)

Synojmë që Shqipëria e 2030 të jetë gati për t’u ulur në tryezën e familjes së bashkuar europiane, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gazetarët, në kuadër të Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE-në, që u zhvillua në Malin e Zi.

I pyetur lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se integrimi mund të zgjatë edhe 5 vite të tjera dhe Ukraina mund të anëtarësohet më herët, kryeministri Rama u shpreh se këto janë mendime që i përkasin një vendi dhe kjo është normale.

“Shqipëria kërkon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian dhe ndërkohë për këtë po punojmë në mënyrë të përditshme”,- theksoi kryeministri Rama. (Irma)