Kreu i Doganave takon homologun malazez: Lehtësim i procedurave doganore
2024-05-18 17:10:43

Drejtori i Doganave (Foto Atsh)

Drejtori i Doganave (Foto Atsh)

Drejtori i përgjithshëm i Doganave shqiptare, Genti Gazheli, u takua në Shkodër me homologun e Malit të Zi, Vladimir Bulajiç.

Gjatë takimit, të dy delegacionet diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes dy Doganave të cilat me afrimin e sezonit turistik shtojnë fluksin e udhëtarëve në dy anët e kufirit, shkruan “ATSH”.

Të dyja palët ranë dakord për lehtësimin e procedurave me qëllim reduktimin e kohës së qëndrimit të udhëtarëve dhe përpunimit të mallrave.

Po ashtu, u bë e ditur se së shpejti do të vendoset një linjë e re trageti Ankona-Tivar-Durrës, e cila do të lehtësojë më tej lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve.

Përfaqësuesit e të dyja palëve u ndalën në pikën doganore të Hanit të Hotit dhe Muriqanit, dy prej portave kryesore të hyrje-daljeve të qytetarëve shqiptarë dhe malazezë.  (Irma)