Ministri izraelit: Në Rafah do të vendosen më shumë trupa
2024-05-18 17:47:26

Ministri izraelit (Foto Rtsh)

Ministri izraelit (Foto Rtsh)

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, deklaroi se në Rafah do të vendosen më shumë trupa dhe se operacioni në pjesën jugore të Rripit të Gazës do të intensifikohet, shkruan “ATSH”.

Gallant kujtoi se fraksioni islamik nuk ka trupa rezervë, nuk ka furnizime dhe nuk ka kapacitet për të trajtuar terroristët që janë në shënjestër.

“Rezultati është se ne po dobësojmë Hamasin”,- tha ministri izraelit i Mbrojtjes.

“Vizitova zonën e Rafahut pas disa takimeve me kreun e Komandës Jugore, komandantët e divizionit 162, e brigadës 84, e brigadës 401 dhe të zjarrfikësve. Të gjitha trupat tona po punojnë në mënyrë të jashtëzakonshme. Qindra objektiva terroriste janë goditur tashmë dhe forcat tona po manovrojnë në zonë”,- tha Gallant.  (Irma)