BE: Dhuna ndaj figurave politike shqetësuese
2024-05-18 17:46:18

BE: Dhuna ndaj figurave politike shqetësuese

Zedhenesi i KE-se (Foto Atsh)

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer, denoi çdo akt dhune ndaj figurave politike, duke komentuar sulmin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico.

“Sigurisht që jemi të shqetësuar nga këto fenomene që mund të rrisin përçarjet brenda BE-së dhe demokracive tona. Këtyre dukurive duhet t’u kushtojmë një vëmendje të veçantë”,- tha Mamer, citon “ATSH”.

Ai theksoi se kjo është arsyeja pse duhet treguar përkushtim në marrjen e masave, sidomos kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes, duke qenë të kujdesshëm për të shmangur shpërndarjen e tyre në internet. (Irma)