15 vende të BE-së kërkojnë qendra për të riatdhesuarit në vendet e treta
2024-05-17 10:50:42

Emigrante (Foto ATSH)

Emigrante (Foto ATSH)

15 vende të BE-së, duke përfshirë Italinë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Estoninë, Lituaninë, Letoninë, Greqinë, Qipron, Maltën, Holandën, Austrinë, Poloninë, Rumaninë dhe Finlandën, në një letër drejtuar Komisionit Europian, sugjerojnë shqyrtimin e bashkëpunimit të mundshëm me vendet e treta për mekanizmat e qendrës së riatdhesimit, ku të kthyerit mund të transferohen në pritje të largimit të tyre përfundimtar, shkruan “ATSH”.

“Ne nxisim forcimin e aspekteve të brendshme dhe të jashtme të riatdhesimit, për të arritur në një politikë efektive të riatdhesimit të BE-së. Kjo mund të përfshijë, ndër të tjera, sigurimin e sistemeve më efektive të kthimit në shtetet anëtare të BE-së që zbatojnë plotësisht vendimet e kthimit”,- thuhet në deklaratën e tyre.

Lidhur me qendrat në vendet e treta për të kthyerit, ata theksojnë në deklaratë se nxisin KE-në dhe shtetet anëtare të eksplorojnë modele të mundshme brenda “acquis” aktual të BE-së, si dhe duke marrë parasysh nevojën e mundshme për ndryshime në Direktivën e Kthimit. (Elona)