Shfaqja ujore “Fuo De Bassin”, spektakël dritash dhe ngjyrash në liqenin e Tiranës
2024-05-17 10:32:18

Shfaqja (Foto RTSH)

Shfaqja (Foto RTSH)

Për herë të parë në Shqipëri u mbajt shfaqja ujore “Fuo De Bassin”, ku 15 artistë francezë performuan mbi liqenin artificial në kryeqytet. 

Me një infrastrukturë të posaçme, artistët nga trupa e teatrit francez “Ilopotie” dhuruan performanca dhe shfaqje akrobacie të cilat mahnitën qytetarët shqiptarë të cilët ndoqën shfaqjen, shkruan “RTSH”.

Për rreth 50 minuta, qindra qytetarë shijuan performancat dhe magjinë e numrave të përgatitur. Shfaqja “Fuo de Bassin” më herët është dhënë në të gjithë botën nga Londra në Çikago, Sidnej, Belgjikë dhe shumë vende të tjera dhe erdhi në Shqipëri në kuadër të Javës Kulturore Franceze.

Shfaqja përfundoi me një spektakël fishekzjarrësh. (Elona)