Forcat izraelite hyjnë në fortesën e Hamasit në Gazën Veriore
2024-05-17 14:36:27

CFP

CFP

Tanket izraelite hynë në qendër të Xhabalisë në Gazën Veriore të enjten, duke u përballur me raketa antitank dhe predha mortajash nga militantët e përqendruar atje, ndërsa në jug forcat izraelite goditën Rafahun, por pa arritur përparim, thanë banorët dhe militantët palestinezë. 

Përparimi i ngadalshëm i mësymjes izraelite, më tepër se shtatë muaj pas sulmit vdekjeprurës ndërkufitar të Hamasit, dëshmon vështirësinë e arritjes së objektivit të kryeministrit Benjamin Netanjahu për shkatërrimin e grupit militant. 

Krahët e armatosur të Hamasit dhe të aleatit të tij Xhihadi Islamik kanë luftuar në mbarë Rripin e Gazës, duke përdorur tunele të fortifikuara për të kryer sulme si në veri, që ka qenë fokusi i mësymjes fillestare të Izraelit, edhe në fushëbetejat e reja si Rafahu.