Kryeministrja italiane: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, frymëzim edhe për vendet e tjera
2024-05-17 10:47:10

Emigrante (Foto ATSH)

Emigrante (Foto ATSH)

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët ka shërbyer si frymëzim edhe për vendet e tjera.

Gjatë një interviste televizive, cituar nga “ATSH”, Meloni tha: “Marrëveshjet me vendet e Afrikës së Veriut nuk janë të mundshme, janë të nevojshme dhe janë një nga çështjet kryesore që Italia ka sjellë në tryezën e Bashkimit Evropian. Jam munduar që qasja për çështjet e emigracionit në BE të jetë një temë në bisedimet tona”.

“Le të themi se është bërë gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar punën tonë, por ne vazhdojmë ta bëjmë atë punë dhe rezultatet vijnë ngadalë. Jo me shpejtësinë që të gjithë shpresonim, por rezultatet po vijnë. Deri më sot, emigrantët e paligjshëm në rrugën e Mesdheut Qendror janë ulur me mbi 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra, pak nga pak kjo punë po jep fryte dhe është një rrugë e ndjekur tashmë në Bashkimin Europian. Ndaj kam besim se edhe falë votës së qytetarëve, ne mund t’i themi përfundimisht Europës se kjo është rruga që duhet ndjekur”,- deklaroi kryeministrja italiane.

Ajo theksoi se marrëveshja me Shqipërinë nuk është jashtë shtetit të së drejtës, është krejtësisht e realizueshme. Sipas saj, nëse ajo funksionon, mund të jetë model dhe frymëzim edhe për disa vende të tjera që po pyesin se si funksionon kjo. (Elona)