Kryeministri kinez i uron shërim të shpejtë homologut sllovak
2024-05-17 19:58:30

Foto:VCG

Banska Bystrica, spitali ku mjekohet kryeministri sllovak Robert Fico, 17 maj 2024(Foto:VCG)

Kryeministri kinez Li Qiang i uroi të premten homologut të plagosur sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë.

Në mesazhin e tij, Li shprehu simpatinë për z. Fico, i cili u qëllua disa herë të mërkurën në një atentat, që shkaktoi një valë tronditëse në të gjithë Evropën.

Kreu i qeverisë kineze u shpreh i tronditur nga sulmi, për të cilin ministrat sllovakë thanë se ishte i motivuar politikisht.

Fico mbetet në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme dhe mund të flasë pak, bëri të ditur të enjten presidenti i zgjedhur i vendit Peter Pellegrini.(Zhang Yan/Elona)