Shqipëria do të përfaqësohet me tre mundës dhe Luiza Gegën në Paris 2024
2024-05-16 14:46:32

Foto nga ATSH

Shqipëria do të përfaqësohet me tre mundës në Lojërat Olimpike.

Islam Dudaev ka siguruar kualifikimin për në Paris 2024, ku do të përfaqësojë Shqipërinë në mundje, në peshën 65 kg.

Dudaev bëri një garë perfekte në të gjithë raundet kualifikuese të Lojërave Olimpike që u mbajtën në Stamboll, prej të cilave siguroi biletën për në Lojërat Olimpike.

Edhe Chermen Valiev, mundësi rus i natyralizuar si shqiptar, siguroi kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

26-vjeçari i bashkohet edhe Zelimkhan Abakarov që siguroi vajtjen në Olimpiadën që zhvillohet nga 26 korriku-11 gusht në kryeqytetin francez.

Këta tre mundës, bashkë me atleten Luiza Gega, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. (Irma)