Kompania kineze e teknologjisë “Huawei” organizoi tryezë të rrumbullakët në Dubai mbi sigurinë kibernetike
2024-05-16 14:53:17

Foto nga VCG

Kompania kineze e teknologjisë “Huawei” organizoi një tryezë të rrumbullakët mbi sigurinë kibernetike gjatë mbledhjes vjetore të lidershipit të industrisë së telekomit, Samiti i Liderëve SAMENA 2024, të mbajtur në Dubai, shkruan “Xinhua”.

Tryeza e rrumbullakët, me temë “Ndërtimi i qëndrueshmërisë kibernetike të telekomit për të mbrojtur biznesin në epokën dixhitale”, u mbajt në bashkëpunim me Këshillin e Telekomunikacionit SAMENA dhe Telekomin Saudit (STC), duke mbledhur operatorët kryesorë të telekomit dhe ekspertët dhe vendimmarrësit e organeve rregullatore të sigurisë kibernetike.

Mohammed Alosaimi, zyrtari kryesor i sigurisë në “Huawei Saudi Arabia”, ripohoi angazhimin e kompanisë për të përforcuar infrastrukturën e sigurisë kibernetike.

Ai tha se “Huawei” mbetet i palëkundur në bashkëpunim me operatorët dhe partnerët, për të forcuar ndërtimin e infrastrukturës dixhitale në mbarë botën, për të ndërtuar një ekosistem të lulëzuar dhe për të çliruar potencialin e botës dixhitale në mënyrë të sigurt.

Gjatë diskutimit, folësit u fokusuan në rëndësinë e qëndrueshmërisë kibernetike për operatorët inovativë të telekomit, sfidat aktuale me shfaqjen e teknologjive të përshpejtuara.

Samiti i Liderëve SAMENA është një mbledhje vjetore e liderëve nga ofruesit e shërbimeve, autoritetet rregullatore dhe politikëbërësit, midis aktorëve të tjerë nga Azia Jugore, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, Evropa dhe më gjerë, për të adresuar sfidat e reja dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit. (Irma)