Britania dënon sulmet ndaj autokolonave të ndihmave për Gazën
2024-05-16 14:48:58

Kryediplomati britanik (Foto Atsh)

Kryediplomati britanik (Foto Atsh)

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, deklaroi se Izraeli duhet të veprojë për të ndaluar sulmet ndaj autokolonave që transportojnë ndihma në Gaza.

Ai theksoi se do të ngrejë shqetësimet e tij me qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas raportimeve se ekstremistët izraelitë kishin bllokuar kamionët e ndihmave dhe kishin hedhur pakot me ushqime në rrugë, shkruan “ATSH”.

Kamionët e ndihmave ishin në shënjestër në pikën e kontrollit Tarqumiya në Bregun Perëndimor ndërsa vinin nga Jordania.

“Sulmet e ekstremistëve ndaj autokolonave të ndihmave janë të tmerrshme. Qytetarët në Gaza janë rrezik urie dhe në nevojë të dëshpëruar për furnizime. Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë më shumë për të lejuar ndihmën. Do të ngre shqetësimet e mia me qeverinë izraelite”,- deklaroi Cameron.

Sulmi në pikën e kontrollit Tarqumiya ishte incidenti i fundit pas raportimeve për bllokimin e autostradave në fillim të këtij muaji. (Irma)