Rritja e tarifave të ShBA-së për produktet kineze ngjall kritika të shumta
2024-05-16 21:32:18

Foto:CMG

Foto:CMG

Shtetet e Bashkuara publikuan të martën rezultatet e rishikimit të tarifave shtesë sipas Nenit 301 lidhur me Kinën në katër vjetët e fundit, duke deklaruar shtimin e tarifave të reja mbi produktet që importohen nga Kina, si automjetet elektrike, bateritë e litiumit, gjysmëpërçuesit, vinçat e porteve etj. Ky veprim i administratës së presidentit Biden ka ngjallur kritika të shumta.

Mediat amerikane njoftuan se "sezoni i afërt zgjedhor" ishte një faktor i rëndësishëm për vendimin e Biden-it. "Wall Street Journal" paralajmëroi se "lufta e ofertave tarifore" midis Bidenit dhe paraardhësit të tij Trump "nuk do të përfundojë mirë për askënd".

Agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se, pas bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha: "Për sa u përket tarifave, jemi të mendimit njëzëri se dëmtimi i tregtisë globale është një ide e keqe".  Gazeta japoneze "Nihon Keizai Shimbun" theksoi që, meqenëse pothuajse nuk ka automjete elektrike kineze të shitura në Shtetet e Bashkuara, baza për vendosjen nga ShBA-ja të tarifave shtesë nuk është e qartë. (Zhang Yan/Artan)