Von der Leyen: Nëse Rusia ndal konfliktin, negociatat për paqe janë të mundshme
2024-05-15 11:26:06

Von der Leyen (Foto Rtsh)

Von der Leyen (Foto Rtsh)

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se negociatat për paqe në Ukrainë janë të mundshme, nëse Rusia ndal konfliktin.

“Nëse Rusia ndal konfliktin, mund të ketë negociata paqeje, por procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga ukrainasit. Është e drejta e tyre ta bëjnë këtë”,- deklaroi von der Leyen pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, shkruan “RTSH”.

“Pas Luftës së Dytë Botërore ne ndërtuam një rend paqeje, bazuar në sovranitetin legjitim të vendeve anëtare dhe të drejtën ndërkombëtare. Rusia po e sfidon këtë”,- theksoi presidentja e KE-së. (Elona)