Aktivistët izraelitë të krahut të djathtë bllokojnë ndihmat për Rripin e Gazës
2024-05-15 14:40:38

Aktivistët izraelitë (Foto ATSH)

Aktivistët izraelitë (Foto ATSH)

Aktivistët izraelitë të krahut të djathtë u përpoqën të bllokonin transportin e ndihmave në Rripin e Gazës përmes Jordanisë, duke ndaluar kamionët në kufirin midis Bregut Perëndimor dhe Izraelit, raportuan mediat izraelite dhe palestineze, shkruan “ATSH”.

Rreth 100 aktivistë raportohet se kanë tërhequr ndihmën nga kamionët në pikën e kontrollit Turkumiya midis Bregut Perëndimor jugor dhe Izraelit.

“Times of Israel” raportoi se katër aktivistë të grupit “Tzav 9”, i cili kundërshton dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës për aq kohë sa izraelitët mbahen peng, ishin arrestuar.  (Elona)