Ministri Balla: Thellim i bashkëpunimit me Gjermaninë kundër emigracionit të parregullt
2024-05-15 11:13:24

Taulant Balla dhe Johann Saathof (Foto ATSH)

Taulant Balla dhe Johann Saathof (Foto ATSH)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u takua me një delegacion gjerman të kryesuar nga Johann Saathof, sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale për Punët e Brendshme dhe Komunitetet, me të cilin diskutoi çështjet e bashkëpunimit dypalësh, shkruan “ATSH”.

Saathof konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e nismës së “Procesit të Berlinit” dhe vuri në dukje angazhimin e spikatur të Shqipërisë lidhur me problematikat e emigracionit të parregullt.

Ministri Balla falënderoi palën gjermane për mbështetjen ndaj agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar. Ai nënvizoi edhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy policive, Policisë së Shtetit dhe Policisë Federale të Gjermanisë, të cilat kanë zhvilluar disa operacione të përbashkëta. Ndër më të njohurit është operacioni “Antiskifter”.

Palët ranë dakord për nevojën e forcimit dhe thellimit të luftës kundër emigracionit të parregullt. (Elona)