Ambasada e Shqipërisë në Greqi hap aplikimet për mësues të gjuhës shqipe
2024-05-15 11:10:18

Edi Rama (Foto Panorama)

Edi Rama (Foto Panorama)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “ATSH”, kryeministri Rama ndau njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë, ku thuhet: “Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë”.

Ambasada u bën thirrje të gjithë mësuesve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën “www.mesuespergreqine.gr”, për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit.

Gjithashtu, të gjithë ata që janë të interesuar të hyjnë në kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë të mirëpritur të aplikojnë.

Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Aplikimet janë hapura deri në 30 qershor 2024. (Elona)