Ministrja Denaj takon kreun e FAO-s: Mbështetje për bujqësinë dixhitale
2024-05-15 12:02:22

Anila Denaj dhe kreu i FAO-s, Qu Dongyu (Foto ATSH)

Anila Denaj dhe kreu i FAO-s, Qu Dongyu (Foto ATSH)

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u takua në Itali me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), Qu Dongyu, me të cilin diskutoi mbi projektet e mbështetura nga FAO në Shqipëri, duke përfshirë iniciativat për bujqësinë dixhitale, fuqizimin e grave në zonat rurale dhe zhvillimin e zinxhirit të vlerave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj deklaroi se nëpërmjet projektit të implementuar nga FAO në Tropojë, synohet të rritet prodhimtaria e gështenjave nëpërmjet luftës biologjike kundër dëmtuesve.

Sipas saj, bashkëpunimi rajonal dhe mbështetja qendrore e organizatës është thelbësore për të arritur qëllimet e përbashkëta për zhvillimin rural dhe sigurimin e ushqimit për të gjithë.

“Nën konceptin “One health, one ëorld” punojmë për të siguruar shëndetin e bimëve dhe të kafshëve për të garantuar shëndetin e njerëzve duke ofruar ushqim të sigurt për të gjithë”, u shpreh ministrja Denaj. (Elona)