Kryeministri i Katarit: Bisedimet për armëpushimin në Gaza janë në ngërç
2024-05-15 15:37:58

Rafahu (Foto Panorama)

Rafahu (Foto Panorama)

Bisedimet për një armëpushim në Gaza kanë arritur në ngërç për shkak të operacionit të Izraelit në Rafah, deklaroi kryeministri i Katarit, sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në një forum ekonomik në Doha, citon “Panorama”.

Mohammed tha se Katari do të vazhdojë rolin e tij për ndërmjetësimin midis Hamasit dhe Izraelit në përpjekjen për të arritur një armëpushim.

Zyrtarët vlerësojnë se rreth 500.000 njerëz janë larguar nga Rafahu qëkur u tha të evakuoheshin nga forcat izraelite para sulmeve të.

Ofensiva izraelite në Rafah, qytet që kufizohet me Egjiptin, ka mbyllur një pikë kalimi kryesor për ndihma, diçka që grupet humanitare thonë se ka përkeqësuar një situatë tashmë të rëndë.

Bisedimet e fundit, indirekte në Egjipt për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve ishin të pasuksesshme, me largimin e delegacionit izraelit dhe të Hamasit.

Hamasi ka fajësuar Izraelin për mungesën e marrëveshjes. Sipas medieve vendase, grupi nuk do të bënte asnjë lëshim përtej atyre në propozimin që kishte pranuar.

Izraeli ka bërë të ditur se është i hapur për një armëpushim, por ka hedhur poshtë kërkesat për përfundimin e luftës. (Elona)