Linja e transmetimit Shqipëri-Greqi zgjeron kapacitetet eksportuese
2024-05-14 14:27:35

Foto nga VCG

Shqipëria dhe Greqia po bashkërendojnë punën për aksesin dhe pozitat në tregun e integruar europian të energjisë, njofton “ATSH”.

Kryeministri Edi Rama, në takimin e mbajtur në Athinë, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi, foli për projektin e dytë të transmetimit 400 kV Fier-Arachtos. Ai e konsideroi me rëndësi strategjike për të dy shtetet, i cili jo vetëm konsolidon rrjetin transmetues, por fuqizon edhe ndërlidhjen fizike të Shqipërisë dhe Greqisë.

Shqipëria e vitit 2030, tha Rama, do të ketë fituar pavarësinë e vetë të plotë energjetike dhe do të jetë eksportuese neto e energjisë.

“Kjo do të thotë se asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve nuk do të shpenzohet më për të blerë energji jashtë, por përkundrazi, më shumë para do të hyjnë në buxhetin e Shqipërisë edhe nga shitja e energjisë së prodhuar në vend”,- tha kryeministri shqiptar. (Fatosi)