Ministria e Jashtme maqedonase: Aktorët politikë të kenë kujdes
2024-05-14 13:06:21

Foto nga VCG

Ministria e Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut reagoi pasi presidentja e re, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë betimit të saj përdori emërtimin “Maqedonia”, shkruan “Panorama”.

Ministria e Jashtme ka kërkuar që të respektohet Marrëveshja e Prespës me Greqinë, duke shtuar se të gjithë aktorët politikë duhet të kenë kujdes.

“Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon vendosmërinë e fuqishme të vendit në respektimin pa mëdyshje të dispozitave kushtetuese si dhe të gjitha detyrimeve të ndërmarra ndërkombëtarisht, si respektimi i plotë i Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, e njohur si Marrëveshja e Prespës. Bëjmë thirrje për kujdes nga të gjithë aktorët politikë, veçanërisht funksionarët e zgjedhur të shtetit. Ruajtja e kursit euroatlantik të vendit përfaqëson një interes themelor strategjik dhe një garantues të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të vendit”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut. (Fatosi)