Izraeli fton studentët hebrenj amerikanë të studiojnë në vend
2024-05-14 11:59:40

Protesta ne Izrael (Foto Panorama)

Institucionet akademike në Izrael njoftuan se po bëjnë plane për të mirëpritur studentët që duan të largohen nga universitetet amerikane, njofton “Panorama”.

Planet vijnë si rezultat i protestave në universitetet amerikane kundër luftës së Izraelit në Gazë, që bëjnë shumë studentë hebrenj të thonë se ndihen të pasigurt.

Protestat pro palestineze në universitetet amerikane po bëjnë që disa studentë hebrenj të ndihen të pasigurt në universitetet e tyre.

Disa akademikë izraelitë thonë se studentët pro palestinezë në universitete nuk e kuptojnë si duhet konfliktin izraelito-palestinez. (Fatosi)