Emiratet e Bashkuara Arabe miratuan planin e ndërtimit për aeroportin më të madh në botë
2024-05-14 14:50:44

Foto nga ATSH

Presidenti i Emirateve të Bashkuara arabe, Mohammed bin Rashid al-Maktoum, ka miratuar një plan për ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh në aeroportin ndërkombëtar “Al Maktoum”, në vlerë prej 128 miliardë dërhemësh (35 miliardë dollarësh”, njofton “RTSH”.

“Aeroporti Ndërkombëtar “Al Maktoum” do të gëzojë kapacitetin më të madh në botë, deri në 260 milionë pasagjerë”,- tha në një deklaratë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimeve, të gjitha operacionet ajrore të Dubait do të transferohen në “Al Maktoum” në vitet e ardhshme.

Aeroporti do të përfshijë 400 terminale dhe pesë pista në një sipërfaqe totale prej mbi 4 milionë metra katrorë. Kështu aeroporti do të bëhet shtëpia e re e linjës ajrore “Emirates” dhe linjave të tjera që e lidhin botën me Dubain.

Kjo lëvizje pritet të forcojë më tej pozicionin e shtetit arab si një qendër kryesore e aviacionit në skenën botërore. (Fatosi)