Tirana binjakëzohet me qytetin italian Venecia
2024-05-14 10:38:49

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Tirana binjakëzohet me qytetin italian Venecia. Në një ceremoni të veçantë, autoritetet më të larta vendore të Venecias pritën kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, takim që shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimit në çdo sektor me interes të përbashkët, shkruan “RTSH”.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky binjakëzim do të rrisë shkëmbimet, jo vetëm për Bienalen e Kulturës dhe të Artit, por edhe në shumë fusha të tjera, veçanërisht në turizëm.

“Kemi për të mësuar nga më të mirët. Venecia është padyshim kryeqyteti botëror i turizmit. Dua të falënderoj jo vetëm kryetarin e Bashkisë, por edhe të gjithë shqiptarët dhe të gjithë ata miq italianë që mundësuan që Tirana të ketë një binjakëzim me një nga kryeqytetet botërore të kulturës dhe të turizmit”,- tha Veliaj.

Në Venecia jeton një komunitet i rëndësishëm i shqiptarëve. (Fatosi)