Darëzeza gati të mirëpresë pushuesit
2024-05-14 11:34:37

Darezeza (Foto Atsh)

Plazhi dhe natyra e mrekullueshme në Darëzezë, në Detin Adriatik, është gati të mirëpresë pushuesit që do të zgjedhin këtë pikë turistike gjatë sezonit veror, shkruan “ATSH”.

Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza. Darëzeza është një plazh pak i njohur për publikun e gjerë, në zonën e Fierit, por me një rërë të zezë kurative.

Darëzeza ka dhe dallgë të forta, duke ofruar kushte të favorshme për të pasionuarit e sporteve ujore.

Vrojtimi i faunës së egër është një tjetër mundësi që natyra e bukur e Darëzezës ofron për turistët. (Fatosi)