Kryediplomati italian: Nuk ka rrezik nga sulmet ruse ndaj NATO-s
2024-05-14 13:07:27

Foto nga VCG

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi se situata në Kharkiv të Ukrainës nuk duhet nënvlerësuar, por as dramatizuar.

“Lëvizjet e Rusisë duhet të ndiqen me vëmendjen më të madhe. Nuk ka rrezik për sulme ndaj NATO-s, e përjashtoj mundësinë”,- deklaroi kryediplomati italian gjatë një interviste televizive, duke iu referuar ofensivës së re ruse në Kharkiv, shkruan “ATSH”.

“Duhet të them që nuk është diskutuar kurrë në një takim të BE-së apo NATO-s mundësia për të dërguar trupa për të luftuar në Ukrainë. Dhe Italia nuk do të dërgojë as një ushtar në luftën ukrainase”,- theksoi Tajani.

Trupat ruse nisën një ofensivë në rajonin kufitar drejt Kharkivit të enjten në mbrëmje, duke shkaktuar frikën e një operacioni ushtarak për të kapur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. (Fatosi)