Ukrainë, qindra banorë largohen nga Kharkiv pas sulmit rus
2024-05-13 14:32:26

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sulmet ruse në verilindje të Ukrainës kanë nxitur evakuimin e pothuajse 1800 persona nga zona e Kharkiv, deklaruan autoritetet vendore, shkruan “RTSH”.

Luftimet e ashpra kanë vazhduar në zonën kufitare pas inkursioneve të befasishme të Rusisë të premten.

Të shtunën, Rusia njoftoi se kishte pushtuar pesë fshatra pranë qytetit të Vovchansk në ofensivën e saj të fundit. Por, mediet nuk kanë qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin.

“Gjithsej 1775 njerëz janë evakuuar”,- shkroi në mediat sociale kreu rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov.

Qindra të tjerë mbeten në Vovchansk, vetëm 6 km nga kufiri rus. (Fatosi)