Ministrja Koçiu: Mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e infermierëve
2024-05-13 14:42:18

Infermiere (Foto Albanianpost)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, shprehu mirënjohje për infermierët, për kontributin dhe sakrificën e tyre të vazhdueshme për të shërbyer dhe mbrojtur shëndetin e qytetarëve shqiptarë, shkruan “ATSH”.

“Kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, por edhe një privilegj i madh të cilin brez pas brezi infermierët shqiptarë kanë ditur ta mbartin me krenari”,- u shpreh ministrja Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.

Sipas saj, në 10 vjet të një reforme të thellë të sistemit mjekësor shqiptar, kryefjala ka qenë rikthimi i dinjitetit të profesionit të infermierit. Megjithatë, theksoi ministrja, numri i infermierëve në Shqipëri është ndër më të ultit në vendet e rajonit. (Fatosi)