
Më 13 qershor u hap në Itali Samiti Vjetor i Liderëve të G7, në të cilin u përmend sërish "mbikapaciteti" i automjeteve të energjisë së re të Kinës.
Në fakt, në emër të të ashtuquajturit "mbikapacitet", Shtetet e Bashkuara së bashku me Evropën shtuan tarifat ndaj produkteve kineze.
Shtetet e Bashkuara deklaruan në maj shtimin e tarifave ndaj automjeteve me energji të re, baterive të litiumit, qelizave fotovoltaike etj.
Komisioni i Bashkimit Europian shpalli më 12 qershor, rezultatet paraprake të hetimit ndaj subvencioneve mbi automjetet elektrike kineze, pa baza të mjaftueshme faktike. Ai propozoi shtimin e detyrimeve të përkohshme ndaj subvencioneve të automjeteve elektrike të importuara nga Kina.

CFP
Shtetet e Bashkuara dhe Evropa goditën së bashku industrinë e re energjetike të Kinës. Në mënyrë të pashmangshme, kjo do të jetë një "lojë me rezultate negative" për të gjithë pjesëmarrësit në tregun global, e cila jo vetëm që do të dëmtojë interesat e konsumatorëve, por do të dëmtojë edhe procesin e transferimit global të klimës dhe tranzicionit të energjisë.(Xu Guang)
