Kina: Hetimi ndaj subvencioneve është një akt tipik proteksionizmi
2024-06-13 12:37:47

Foto nga VCG

Në një konferencë të rregullt për shtyp të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës të mbajtur më 12 qershor, një gazetar shtroi pyetjen që sipas “Financial Times”, duke filluar nga muaji i ardhshëm Bashkimi Europian do të vendosë tarifa deri në 25% për automjetet elektrike të importuara nga Kina. A është njoftuar Kina për këtë çështje?

Në lidhje me këtë, zëdhënësi Lin Jian tha se Kina ka deklaruar vazhdimisht qëndrimin e saj për hetimin e subvencioneve të BE-së për automjetet elektrike kineze. Hetim ndaj subvencioneve është një akt tipik proteksionizmi. Ai shkel parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Gjithashtu dëmton bashkëpunimin ekonomik e tregtar Kinë-BE si edhe stabilitetin e prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit global të automobilave, duke dëmtuar përfundimisht interesat e Evropës.

Lin tha se kohët e fundit, liderët politike dhe përfaqësues të industrisë nga shumë vende evropiane, kanë shprehur kundërshtim ndaj hetimit të Komisionit Evropian, duke besuar se përpjekja për të mbrojtur industrinë evropiane nëpërmjet rritjes së tarifave për automjetet elektrike kineze është e gabuar. Proteksionizmi nuk ka të ardhme. Bashkëpunimi dhe hapja janë rruga e duhur. Ne i kërkojmë BE-së të zbatojë premtimin për të mbështetur tregtinë e lirë dhe për të kundërshtuar proteksionizmin. I kërkojmë asaj të punojë me Kinën për të mbrojtur situatën e përgjithshme të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar Kinë-BE. Kina do të marrë të gjithë masa të nevojshme për të mbrojtur interesat e saj. (Çang Çuo)