MJK: Rritja e qëndrueshme ekonomike e Kinës nxit besimin global
2024-06-13 20:43:09

foto nga CMG

foto nga CMG

Disa institucione ndërkombëtare kanë rritur parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Kinës, duke reflektuar besimin e bashkësisë ndërkombëtare tek ekonomia kineze, bëri të ditur Ministria e Jashtme kineze.

"Ne e kemi vënë re raportin e Bankës Botërore dhe kemi vërejtur që Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka rritur edhe një herë parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Kinës këtë vit me 0.4 pikë përqindjeje krahasuar me parashikimin e tij në prill," u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian gjatë një konference shtypi të mbajtur të enjten.

Raporti i fundit i Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale e ka përditësuar parashikimin e rritjes ekonomike të Kinës për vitin 2024, duke e ngritur atë nga 4.5 në 4.8 për qind.

foto nga VCG

foto nga VCG

Lin Jian u shpreh se raporti i Bankës Botërore thekson aktivitetin ekonomik më të fortë sesa pritej në Kinë, veçanërisht në eksporte. Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, importet dhe eksportet e mallrave të Kinës në pesë muajt e parë të vitit u rritën me 6.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Si vend prodhues i madh në botë që ofron produkte me kosto efektive në tregjet globale e një vend konsumator kryesor që nxit kërkesën për produkte nga vendet e tjera, Kina ka luajtur një rol pozitiv e domethënës. Si ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe një pjesë jetike e ekonomisë globale, kontributi i Kinës në rritjen ekonomike botërore ka mbetur i ndjeshëm për një kohë të gjatë," tha zëdhënësi. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, rritja e qëndrueshme dhe e vazhdueshme e ekonomisë kineze ka kontribuuar ndjeshëm në rimëkëmbjen ekonomike globale. Një studim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregon se çdo një pikë përqindjeje e rritjes së ekonomisë kineze i ngre nivelet e prodhimit në ekonomitë e tjera me një mesatare prej 0.3. pikë përqindjeje.

“Pavarësisht mjedisit kompleks e të paqëndrueshëm ndërkombëtar, ekonomia kineze ka besim dhe fuqi të mjaftueshme për të vazhduar përparimin," tha Lin.

"Ne jemi të përgatitur të ndajmë përfitimet dhe mundësitë e zhvillimit me cilësi të lartë me pjesën tjetër të botës dhe të bashkëpunojmë për të promovuar modernizimin e qëndrueshëm global," shtoi ai.      (Fang Xiaoyu/Artan)