Demonstruesi i sistemit komercial të transportit pa pilot në Kinë, HH-100, përfundoi fluturimin e parë
2024-06-13 10:41:51

Foto nga Chinanews.com

Një demonstrues i sistemit të transportit pa pilot komercial ajror në Kinë, HH-100, përfundoi me sukses fluturimin e parë të mërkurën, njoftoi Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), citon “Xinhua”.

HH-100 kreu fluturimin e tij të parë në një aeroport të aviacionit të përgjithshëm në Xi'an, në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore, bëri të ditur AVIC, prodhuesi kryesor i avionëve në vend.

HH-100 u zhvillua në mënyrë nga “AVIC XAC Commercial Aircraft Co., Ltd.” në Xi'an, një degë e AVIC-it në provincën Shaanxi.

Ai ka dy pjesë kryesore, një mjet ajror pa pilot dhe një stacion komandimi dhe kontrolli me bazë tokësore.

Gjatë fluturimit, demonstruesi pati një performancë të qëndrueshme dhe plotësoi të gjitha kërkesat e testimit të fluturimit, me sistemet e tij përkatëse që funksiononin mirë, bëri të ditur AVIC.

HH-100 ka përparësi të shumta, si kosto e ulët dhe ngarkesë e lartë.

Sipas zhvilluesit, ai ka një peshë maksimale të projektuar për ngritje prej 2000 kg, një kapacitet ngarkese prej 700 kg dhe një distancë të plotë të peshës prej 520 kg. (Elona)