Kina kritikon aktet 'e rrezikshme dhe pëshkallëzuese' të Filipineve në Detin e Kinës Jugore
2024-06-14 20:24:36

Ministria e Mbrojtjes e Kinës

Ministria e Mbrojtjes e Kinës

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës deklaroi të premten se do të ndërmarrë të gjitha kundërmasat e nevojshme, ndaj akteve të rrezikshme dhe përshkallëzuese të Filipineve në Detin e Kinës Jugore.

Pala filipineze është shkatërruese e paqes dhe krijon paqëndrueshmëri në rajon, tha Zhang Xiaogang, një zëdhënës i kësaj ministrie.

Zhang komentoi në përgjigje të raportimeve se pala filipineze mohoi faktin që ushtarët e saj drejtuan armët ndaj anijes së Rojës Bregdetare të Kinës, duke thënë që personeli në bordin e BRP Sierra Madre i ngriti armët vetëm për vetëmbrojtje. Pala filipineze pretendoi se kishte pasur një rikuperim të vogël në Xianbin Jiao, ndaj Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze dërgoi së fundmi një avion për të kryer stërvitje në ujërat përreth atolit.

Nansha Qundao, duke përfshirë Ren'ai Jiao dhe Xianbin Jiao, kanë qenë gjithmonë territor i Kinës, ndaj është legjitime dhe e arsyeshme që pala kineze të kryejë veprimtari të zbatimit të ligjit në ujërat nën juridiksionin tonë, tha Zhang. "Pala kineze e ka bërë shpesh të qartë qëndrimin parimor mbi këtë çështje."

Në fakt, pala filipineze theu premtimet e saj, luajti me zjarrin, duke provokuar për të përshkallëzuar tensionin. Madje krijon dhe përhap dezinformata rreth Xianbin Jiao, në përpjekje për të mbuluar shkeljet dhe provokimet e saj, tha ai.

Pala kineze mbetet shumë vigjilente. Ajo do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha kundërmasat e nevojshme ndaj akteve të rrezikshme dhe përshkallëzuese të palës filipineze, shtoi ai. (Xu Guang)