Li Qiang-u nxit Kinën dhe Zelandën e Re të mbeten partnere për zhvillimin e përbashkët
2024-06-13 17:06:36

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang u bëri thirrje të enjten Kinës dhe Zelandës së Re që të mbeten gjithmonë partnere për zhvillimin e përbashkët.

Në takimin e tij me Guvernatoren e Përgjithshme të Zelandës së Re Cindy Kiro në Shtëpinë Qeveritare në Uellington, kryeministri Li Qiang tha se Kina dhe Zelanda e Re kanë koncepte zhvillimi, vlera kulturore dhe propozime ndërkombëtare të ngjashme, duke shtuar se të dy vendet kanë përfituar nga zhvillimi i njëri-tjetrit përgjatë viteve.

Kina është e gatshme të forcojë më tej bashkëpunimin me Zelandën e Re, të shtojë shkëmbimet arsimore, kulturore e njerëzore, të zgjerojë shkëmbimet e personelit dhe të mbështesë të dy popujt në shkrimin e më shumë historive të shkëmbimeve miqësore, shtoi Li.

Kryeministri kinez theksoi se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kinës e Zelandës së Re 52 vjet më parë, miqësia ndërmjet dy vendeve ka qenë e qëndrueshme dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë arritur zhvillim të konsiderueshëm.

Duke vënë në dukje se vizita e tij në Zelandën e Re bëhet në 10-vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Zelandë e Re, Li tha se ky është një udhëtim miqësie dhe bashkëpunimi.

“Kina është e gatshme që, së bashku me Zelandën e Re, të përmirësojë partneritetin e gjithanshëm strategjik dypalësh dhe të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve dhe botës në përgjithësi", theksoi kryeministri Li.

Guvernatorja e Përgjithshme e Zelandës së Re Cindy Kiro tha se vendi i saj është e gatshëm të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me Kinën, të forcojë shkëmbimet njerëzore, të forcojë më tej miqësinë ndërmjet dy popujve dhe të përballojë së bashku problemet globale, si ndryshimi i klimës.

Kryeministri Li Qiang mbërriti në Uellington të enjten për një vizitë zyrtare në Zelandën e Re, ndalesa e parë e turneut të tij në tre vende nga 13 deri më 20 qershor. Më pas ai do të vizitojë edhe Australinë e Malajzinë.   (Fang Xiaoyu/Artan)