Kina i kërkon BE-së t'i trajtojë siç duhet fërkimet tregtare dhe të shmangë dëmtimin e besimit të ndërsjellë
2024-06-13 20:52:10

foto nga CMG

foto nga CMG

Kina i kërkoi të enjten BE-së të trajtojë siç duhet fërkimet tregtare e të shmangë dëmtimin e bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian u shpreh kështu në përgjigje të planit të Komisionit Evropian për të vendosur tarifa të përkohshme deri në 38.1 për qind për automjetet elektrike me bateri të importuara nga Kina që nga 4 korriku.

foto nga VCG

foto nga VCG

Komisioni Europian njoftoi planin të mërkurën në përfundim të hetimit të tij. Kompanitë e mëdha evropiane të makinave, duke përfshirë "Volkswagen", BMW, "Mercedes-Benz" dhe "Strandis", janë shprehur kundër planit.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së që të dëgjojë seriozisht këta zëra objektivë e të arsyeshëm, të ndreqë menjëherë praktikat e gabuara, të ndalojë politizimin e çështjeve ekonomike e tregtare, t'i trajtojë siç duhet fërkimet ekonomike e tregtare nëpërmjet dialogut e konsultimeve dhe të shmangë dëmtimin e besimit të ndërsjellë, dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet Kinës e BE-së," tha Lin.

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi kinez e kritikoi hetimin e BE-së si "një akt tipik proteksionizmi", i cili shpërfill faktet objektive e rregullat e OBT-së, bie ndesh me prirjen e historisë dhe nuk sjell përfitime për askënd.

Lin tha gjithashtu që Kina do të marrë me vendosmëri të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze të automjeteve elektrike.   (Fang Xiaoyu/Artan)