Kina tha se mirëprit dhe mbështet të gjitha përpjekjet paqësore për krizën e Ukrainës
2024-06-14 20:32:43

Xinhua

Xinhua

Kina mirëprit dhe mbështet të gjitha përpjekjet e favorshme për realizimin e paqes mbi krizën e Ukrainës, deklaroi të premten një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke komentuar Konferencën e Paqes të Ukrainës, që organizohet gjatë fundjavës në Zvicër .

Pozicioni i Kinës në këtë konferencë ka qenë barabartë, i drejtë dhe i hapur, tha Lin Jian në konferencën për shtyp.

Lin tha se Kina ka mbajtur gjithashtu një komunikim të ngushtë me të gjitha palët e interesuara, përfshirë Zvicrën dhe Ukrainën, mbi organizimin e konferencës. Ajo inkurajoi ftesën e të gjitha palëve, për të marrë pjesë me baza të barabarta dhe për të diskutuar të gjitha opsionet në mënyrë të drejtë.

Pala kineze deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, duke thënë se takimi ende nuk i ka përmbushur tre elementet e rëndësishme, të cilat janë njohja nga Rusia dhe nga Ukraina, pjesëmarrja e barabartë e të gjitha palëve dhe diskutimi i drejtë i të gjitha planeve të paqes.

Më 23 maj Kina dhe Brazili publikuan një marrëveshje me gjashtë pika mbi zgjidhjen politike të krizës së Ukrainës.

Të dy vendet u bënë thirrje palëve përkatëse të zbatojnë tre parimet për uljen e shkallës së situatës: asnjë zgjerim të fushëbetejës, asnjë përshkallëzim të luftimeve apo provokimit nga asnjë palë, mbajtjen e dialogut dhe negociatave dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Në mirëkuptimin e përbashkët prej gjashtë pikash, Kina dhe Brazili shprehën gjithashtu kundërshtimin ndaj përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, sulmeve ndaj centraleve bërthamore, ndarjes së botës në grupe të izoluara politike ose ekonomike.

Mbi 100 vende janë përgjigjur pozitivisht ndaj këtyre mirëkuptimeve të përbashkëta, që pasqyrojnë shpresat e përgjithshme të komunitetit ndërkombëtar, tha Lin të premten.

"Ne mirëpresim më shumë vende për të mbështetur dhe miratuar mirëkuptimin e përbashkët prej gjashtë pikash," tha ai.(Xu Guang)