Protesta në Izrael, kërkohet lirimi i pengjeve dhe zgjedhje të parakohshme
2024-05-13 15:16:37

Protesta ne Izrael (Foto Rtsh)

Izraelitët protestuan në sheshin “Demokracia” në Tel Aviv kundër qeverisë së Benjamin Netanyahut, duke bërë thirrje për për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe për zgjedhje të parakohshme, njofton “RTSH”.

Protesta u organizua nga “Change Generation”, një lëvizje e themeluar pas sulmit të 7 tetorit, për të kërkuar lirimin e pengjeve dhe ndryshimin e udhëheqjes izraelite.

Policia bllokoi disa prej rrugëve për të frenuar demonstratën, si dhe daljet pranë autostradës “Ayalon”, për të parandaluar protestuesit të bllokonin trafikun.

Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë bërë të ditur se përafërsisht 300 mijë persona janë larguar nga Rafahu, qyteti më jugor i Gazës, si rezultat i asaj që Izraeli e quan evakuimi aktual i përkohshëm.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe grupet humanitare vlerësojnë se diku midis 1.2 dhe 1.4 milionë persona jetonin në zonën e Rafahut përpara se të fillonte operacioni izraelit në pjesën lindore të qytetit. (Fatosi)