Gjermania do të blejë sisteme raketore amerikane për Ukrainën
2024-05-13 14:36:26

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjermania do të blejë tri sisteme amerikane “Himars” dhe do t’i transferojë ato në Ukrainë, njoftoi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një vizite në Uashington, shkruan “Panorama”.

“Mund ta konfirmoj se ne do të transferojmë tri sisteme raketore “Himars” në Ukrainë në bashkëpunim me amerikanët. Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura amerikane”,- tha ministri Pistorius.

Pistorius theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis BE-së dhe SHBA-së për dërgimin e armëve dhe furnizimeve që i nevojiten Ukrainës për të zmbrapsur pushtuesit rusë.

Raportohet se Ukraina zotëron tashmë 39 sisteme “Himars”. (Fatosi)