Vlora çel sezonin turistik
2024-05-13 14:45:16

Në një atmosferë festive, qyteti bregdetar i Vlorës ka çelur në fundjavë sezonin turistik për vitin 2024.

Pedonalja e qytetit u mbush plot me vizitorë e turistë, të cilët u ndalën në stendat e panairit të kulinarisë me produkte tradicionale, shkruan “RTSH”.

Ndërsa një koncert i madh festiv me një repertor të pasur nga polifonia e jugut argëtoi të pranishmit.

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, duke uruar për një sezon të mbarë turistik, theksoi se synimi është që Vlora të jetë destinacioni kryesor i turizmit në vend.

Për Vlorën sfidë mbetet shtimi i kapaciteteve akomoduese, kjo pasi me ndërtimin e aeroportit pritet të ketë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj. (Fatosi)