Sllovenia nis procedurën për njohjen e shtetit palestinez
2024-05-12 10:42:48

Kryeministri slloven (Foto/Rtsh)

Kryeministri slloven (Foto/Rtsh)

Qeveria sllovene nisi procedurën për njohjen e shtetit palestinez si një mënyrë për t'i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe grupit terrorist Hamas në Gaza, bën të ditur “RTSH”.

Kryeministri slloven Robert Golob e pati njoftuar një hap të tillë që në muajin mars. 

“Tmerret që shohim çdo ditë në Gazë janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. I bëj thirrje Izraelit që t'i japë fund sulmeve të tij në Gaza dhe të përdorë tryezën e bisedimeve”, citohet të ketë thënë Golob. 

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri slloven tha se do të dëshironte që njohja e vendit të tij të ishte një nxitje që këto negociata të vazhdojnë më shpejt dhe të përshpejtonte dialogun për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe sigurinë dhe ekzistencën e Izraelit përmes një zgjidhje me dy shtete.

foto nga VCG

foto nga VCG

Njoftimi erdhi pasi Irlanda, Spanja dhe një numër vendesh të tjera anëtare të Bashkimit Europian thuhet se po konsiderojnë njohjen e një shteti palestinez më 21 maj, sipas një raportimi nga transmetuesi kombëtar i Irlandës.

“Koalicioni qeverisës ra dakord unanimisht për këtë vendim”,- tha Golob, duke shprehur besimin se njohja do të frymëzonte vendet e tjera për të ndjekur hapat e Sllovenisë. (Irma)