U zhvillua në Tiranë dëgjuesa publike për menaxhimin e Parkut të Bylisit
2024-05-12 10:28:33

Parku i Bylisit (Foto Shqiperiaime.al)

Parku i Bylisit (Foto Shqiperiaime.al)

U zhvillua në Tiranë dëgjesa e dytë publike e organizuar në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe qytetit antik të Klosit. 

Plani i Menaxhimit financohet nga projekti IPA “BE për Zhvillimin Ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor, me fokus mbi Trashëgiminë Kulturore”, i cili zbatohet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS), Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, shkruan “ATSH”.

Ky plan synon rritjen, ruajtjen, përdorimin dhe atraksionin e aseteve të trashëgimisë kulturore në qytetet antike të Bylysit dhe Klosit.

Në këtë dëgjesë të dytë u diskutua mbi objektivat e menaxhimit dhe aktivitetet kryesore të propozuara, të tilla si: Ruajtja dhe Restaurimi i trashëgimisë kulturore; Përmirësimi i aksesueshmërisë, infrastrukturës civile dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së pasurisë dhe trashëgimisë kulturore; Aktivitete të zhvillimit ekonomik lokal; Zbatimi i administrimit të vlerave të trashëgimive kulturore, etj.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se mirëpret të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet, të cilat do të trajtohen dhe shqyrtohen në vazhdim me gjithë kujdesin e nevojshëm. (Irma)