Shtëpia e Bardhë: Sulmi në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit në bisedimet për armëpushim
2024-05-12 16:31:08

foto nga VCG

foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan sërish Izraelin që mos ta zgjerojë operacionin e kufizuar në Rafah në një ofensivë të plotë, si për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme humanitare, por edhe për arsye strategjike, shkruan “Panorama”.

“Në gjykimin tonë, një operacion i gjerë tokësor në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit në tryezën e negociatave për armëpushim dhe jo ato të Izraelit”,- deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas tij, udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinqar, i cili besohet se fshihet në rrjetin e tuneleve të Gazës , do të ishte më pak i nxitur për të shkuar në tryzën e bisedimeve nëse do të kishte viktima masive në Rafah.

Gjatë kësaj jave, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi forcat izaelite të kryenin një operacion të kufizuar në lindje të Rafahut, pasi refuzoi një propozim për marrëveshje armëpushimi, të cilin Hamasi thuhet se e kishte pranuar.

foto nga VCG

foto nga VCG

Marrëveshja do të kishte bërë të mundur një ndërprerje të përkohshme të luftimeve dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael.

Po ashtu gjatë kësaj jave, bisedimet në Kajro mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim, me ndërmjetësim të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit, u pezulluan, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore egjiptiane të lajmeve. (Irma)