Autorët kinezë prezantojnë mitologjinë dhe letërsinë kineze për lexuesit në Stamboll
2024-05-12 15:54:58

foto nga VCG

foto nga VCG

Një grup shkrimtarësh dhe poetësh kinezë u mblodhën me audiencën turke në Stamboll, për një ngjarje që eksploronte thellësitë e mitologjisë dhe letërsisë kineze.

Veprimtaria e titulluar “Nga përralla në fantazi: Udhëtimi imagjinar i letërsisë kineze”, u organizua nga shtëpia botuese “Kirmizi Kedi” në partneritet me Shoqatën e Shkrimtarëve të Shangait.

Autorët kinezë paraqitën shembuj si nga klasikët e përjetshëm të mitologjisë kineze, edhe nga poezia kineze, shkruan “Xinhua”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ma Wenyun, nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shangait, nënvizoi rëndësinë e takimeve të tilla në nxitjen e shkëmbimit kulturor midis Turqisë dhe Kinës.

Ma theksoi po ashtu nevojën për rritjen e përkthimit të letërsisë kineze dhe turke, duke shprehur angazhimin e shoqatës për organizimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

foto nga VCG

foto nga VCG

Haluk Hepkon, kreu i “Kirmizi Kedi”, deklaroi se këto bashkëpunime shërbejnë si një urë lidhëse midis dy kulturave, duke kontribuar ndjeshëm në prezantimin e letërsisë kineze te lexuesit turq.

Në prill, “Kirmizi Kedi”, një shtëpi botuese e shquar në Turqi, organizoi një tjetër ngjarje që bashkoi poetë dhe shkrimtarë nga Kina dhe Turqia. (Irma)