UNRWA mbyll selinë në Jeruzalemin Lindor pas sulmeve të përsëritura
2024-05-12 15:51:32

foto nga VCG

foto nga VCG

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se ka vendosur të mbyllë selinë e saj në Jeruzalemin Lindor pas sulmeve të përsëritura izraelite, bën të ditur “Xinhua”. 

Philippe Lazzarini, komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-së, shkroi në platformën “X” se një zjarr, i dyti në më pak se një javë, ndodhi kur stafi i tyre ishte në kompleks.

Nuk ka pasur viktima në mesin e stafit, por zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në zonat e jashtme, tha Lazzarini.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai vuri në dukje është një zhvillim i egër dhe jetët e stafit të OKB-së ishin në rrezik serioz.

foto nga VCG

foto nga VCG

Gjatë dy muajve të fundit, “ekstremistët izraelitë” kanë organizuar protesta jashtë kompleksit, tha Lazzarini. Këtë javë, protesta u bë e dhunshme ndërsa demonstruesit hodhën gurë ndaj stafit të OKB-së dhe ndërtesave të kompleksit. (Irma)