Veprimtari në Fier për të mësuar fëmijët për sigurinë rrugore
2024-05-12 15:04:07

Ministri Balla (Foto/Atsh)

Ministri Balla (Foto/Atsh)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, mori pjesë në një takim të organizuar në Bashkinë Fier nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore, shkruan “ATSH”.

Në një nga sheshet kryesore të qytetit u ngrit këndi edukativ i sigurisë rrugore, ku ekipet e sigurisë u shpjeguan nxënësve çështjet që lidhen respektimin e rregullave të qarkullimit, pra mbi lëvizshmërinë, sinjalistikën, pedalimin dhe mbi drejtuesit e mjeteve. 

Sipas ekspertëve, dhënia e kësaj edukate në këtë moshë është një siguri që nesër të kemi drejtues më të mirë mjetesh, që respektojnë rregullat.

Ministri Balla u la porosi ekspertëve të qarkullimit dhe drejtuesve të policisë që të vizitojnë sa më shumë shkolla, ku t’u sqarohen nxënësve rregullat bazë të qarkullimit rrugor.

Ministri Balla u njoh edhe me shtrirjen dhe përdorimin e instrumenteve të teknologjisë së lartë në lidhje me monitorimin dhe kontrollin e trafikut në akset rrugore nacionale dhe ato urbane, si kamera, radarë, sistemet e të dhënave.

Ai konfirmoi se qytetet e Lushnjës dhe të Fierit janë përzgjedhur për fazën e parë të zbatimit të megaprojektit “Smart city”, që po realizohet me ekspertë të huaj me përvojë të spikatur ndërkombëtare. (Irma)