Shqipëria në garë për të pritur finalet e EURO 2027 për U-21
2024-05-12 16:13:49

foto nga Atsh

foto nga Atsh

Federata Shqiptare e Futbollit synon të organizojë një tjetër event të rëndësishëm sportiv të futbollit europian, pas finales së parë të UEFA Conference League në Tiranë në vitin 2022 dhe fitimit të së drejtës për të organizuar finalet e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17.

Shqipëria i ka dërguar kërkesë UEFA-s që të jetë një nga vendet pritëse të finales së Kampionatit Europian 2027 për ekipet kombëtare U-21, shkruan “ATSH”.

Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë që Shqipëria të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF-ja do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21. (Irma)