Stoltenberg: Ukraina nuk ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në terren
2024-05-11 11:17:42

foto nga VCG

foto nga VCG

Ukraina nuk ka kërkuar që trupat e NATO-s të vendosen në terren, por ka bërë thirrje për më shumë mbështetje nga aleatët, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, në Romë, shkruan “ATSH”.

foto nga VCG

foto nga VCG

Reagimi i Stoltenberg i referohet deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë.

Gjatë takimit me Meloni-n, shefi i NATO-s e konsideroi Italinë një aleat kyç që ka kontribuar në mbështetjen ndaj Ukrainës.

foto nga VCG

foto nga VCG

“Italia mbetet një aleate besnike dhe e rëndësishme e NATO-s, e cila ka kontribuar në shumë misione të Aleancës, duke përfshirë policimin ajror dhe patrullimin detar”,- tha Stoltenberg.

Të dy liderët diskutuan një gamë të gjerë temash të rëndësishme për sigurinë në rajon.

“Italia luan një rol shumë të rëndësishëm në presidencën e G7-s, në një periudhë kritike për sigurinë tonë. Gjatë samitit të NATO-s, në korrik në Uashington, pritet të ndërmerren vendime të rëndësishme për Ukrainën”,- tha ai. (Irma)