Minatorët protestuan para Kuvendit për statusin dhe kushte më të mira ekonomike
2024-05-11 15:18:33

Protesta e minatoreve (Foto Panorama)

Protesta e minatoreve (Foto Panorama)

Minatorët protestuan para Kuvendit të Shqipërisë, duke kërkuar kushte më të mira ekonomike dhe votimin e statusit të minatorit.

Ata kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për të blerë ilaçe, shkruan “Panorama”.

“Minatorët duan status, duan kushte ekonomike, ju i keni lënë e mjerim dhe ne po vuajmë sot. Pensioni qesharak që marrim nuk na del as për ilaçe”, tha njëri prej tyre.

Ndërkohë, një tjetër prej pjesëmarrësve në protestë i ka bërë thirrje Kuvendit të votojnë statusin e veçantë të minotorit.

“Ky është realiteti shqiptar. Ne minatorët jetojmë më një pension qesharak. I bëj thirrje ministrave të miratojnë kërkesat dhe statusin e minatorit, të respektoni Kushtetutën dhe votën e popullit. Minatorët kanë punuar me ndershmëri”,- deklaroi njëri prej minatorëve protestues. (Irma)