SHBA bllokon ndihmat, Netanyahu: Izraeli mund të qëndrojë i vetëm
2024-05-11 17:26:11

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli mund të qëndrojë i vetëm në synimet e veta, pasi SHBA-ja paralajmëroi se do të ndalone dërgesat e armëve nëse vendi niste pushtimin e plotë të Rafahut në Gaza.

Mijëra njerëz tashmë janë larguar nga qyteti jugor pasi ushtria izraelite filloi këtë javë atë që e quajti një operacion të kufizuar.

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar vazhdimisht kundër operacionit, duke u shprehur se Netanyahu do të kalonte vijën e kuqe. Por, Netanyahu hodhi poshtë paralajmërimin e SHBA-së, duke thënë se Izraeli do të luftojë.

“Nëse duhet, do të qëndrojmë vetëm. Unë kam thënë që nëse është e nevojshme do të luftojmë me thonj”,- tha kryeministri izraelit.

Pavarësisht komenteve të Netanyahu-t, qeveria e tij është vënë nën presion pasi SHBA-ja pezulloi dorëzimin e armatimeve nga frika se mund të shkaktojnë vdekje civile në Rafah. (Irma)