Mimi Kodheli në takimin e Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të NATO-s
2024-05-11 10:59:48

foto nga VCG

foto nga VCG

Në Itali u mbajt takimi i Grupit Special për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku Shqipëria u përfaqësua nga Mimi Kodheli, kryetare e Delegacionit të Përhershëm Parlamentar pranë Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe anëtare e këtij grupi.

Gjatë punimeve treditore u diskutua mbi çështjet e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta emigratore, shkruan “ATSH”.

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, deklaroi se aleanca e NATO-s luan një rol thelbësor sidomos pas agresionit rus ndaj Ukrainës dhe përballë rreziqeve të kërcënimeve të tjera.

Fontana nënvizoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare duke e cilësuar si forca lëvizëse për marrëdhëniet shumëpalëshe për ndarjen e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.

Aktiviteti u shtri edhe në Napoli ku delegacioni vizitoi dhe u njoh nga afër me misionin dhe detyrat që ka Komanda e Forcave të Bashkuara NATO. (Irma)